29.53 përqind e qytetarëve të Kosovës kanë dalë për të votuar deri në orën 15:00.

Të dhënat janë publikuar në Komisioni Qendror Zgjedhor, ndërsa sa i përket daljes në votime prijnë komunat me shumicë serbe.

Dalja më e madhe e votuesve deri në këto orë është në Shtërpcë, me 40.10%.Kjo është përqindja e daljes në votime deri në ora 15:00.

Me nga 38% të daljes në zgjedhje janë komunat Zubin Potok, Zvecan dhe Shtërpce, ndërkaq komuna me shumicë shqiptare që ka më së shumti votues është kryeqyteti me 37.9%.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara dalja është rreth 2%më e madhe në këto zgjedhje ose rreth 60 mijë votues.

© fol.mk