Kreu i LSDM-së Zoran Zaev bëri thirrje për bojkotim të zgjedhjeve më 5 qershor. Ai sot me partitë e koalicionit firmosi Platformën që paraqet mos- pjesëmarrje në zgjedhjet pa listë të pastruar të zgjedhësve dhe reforma në media.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë organizatave dhe partive politike të mos marrin pjesë në zgjedhje jo –legjitime që regjimi autoritar dëshiron t’i mbaj më 5 qershor të këtij viti. Ose Gruevski ose Maqedonia. Së bashku qëndrojmë në anën e Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së

Zaev shpjegoi se sipas njohurive të deritanishme të KSHZ-së, më shumë se 40.000 persona duhet të fshihen nga lista e zgjedhësve. Por, gjithashtu më shumë se 176.000 duhet të jenë në pjesën e dytë të listës së zgjedhësve, si shtesë se janë jashtë shtetit.

“E dimë se deri më datën 16 nuk mund të arrihet me kontrollin e listës së zgjedhësve. Gjithashtu e dimë se më në fund lista e zgjedhësve do të tregoj diç më shumë se 1,5 milion votues me të drejtë vote. Diku më shumë se 260.000 votues që kanë të drejtë vote, por jetojnë jashtë vendit. Deri më sot shifra është 1 milion e 812 mijë votues. Për momentin Maqedonia nuk ka listë të zgjedhësve, ndërsa flasim për zgjedhje më 5 qershor… Nga lista e pastruar e zgjedhësve varet edhe rregullshmëria e zgjedhjeve sepse opozita nuk ka ndërmend të merr pjesë në zgjedhje të parregullta”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev thotë se nuk ka presion nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë ndaj opozitës që të merr pjesë në zgjedhje, por me ta ka biseduar në bazë të argumenteve. Nuk pranon opsion për pastrim të pjesshëm të listës së zgjedhësve dhe bën thirrje për reforma në media që opozita të del në zgjedhje. Zaev përsëriti se është jo- ligjore hapi me të cilin Qeveria zhvlerësoi të gjitha vendimet e ministrave Spasovski dhe Remenski.

“Ne thamë se nuk shohim alternativë jashtë Marrëveshjes së Përzhinës. Nëse zhvlerësohen këto akte të ministrave Frosina Remenski dhe Oliver Spasovski, pse nuk janë zhvlerësuar të gjitha pagesat e Stavrevskit, të shoqërisë informatike, të bujqësisë, sepse edhe atje nuk ka zv- ministër plotësues”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Duke u përgjigjur në pyetjet, Zaev tha se nëse Prokuroria speciale suspendohet dhe nëse iu kthehen bisedat e përgjuara, atëherë opozita do të vazhdoj t’i publikoj ato.