Zhvendosja e parashikuar e anijeve, spërkatësve, shatërvanëve dhe shelgjeve nga Vardari do të bëhet vetëm për shkaqe sigurie, edhe pse estetika e tyre është diskutabile, vlerësoi sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ai theksoi se shtrati i Vardarit është projekt kapital i ndërtuar pas përmbytjeve në Shkup në vitin 1962 me qëllim që të parandalohen përmbytje të ardhshme dhe se në të nuk duhet pasur pengesa.

“Me këtë projekt është paraparë shtrati të mund të absorbojë 100 ujëra në vit dhe është ndërtuar në tri nivele. Çdo zvogëlim i shtratit është rrezik prej vërshimeve, ndërsa në asnjë mënyrë nuk guxon të ketë pengesa në shtratin ku janë vendosur anijet. Mu për këtë vendosëm dhe e hoqëm dheun e vendosur para anijes së parë dhe i thamë zbatuesit të punimeve “Beton” që ta heq argjinaturën para urës në ndërtim në të cilën duhej të vendosej “rrota panoramike”, tha Shilegov në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai shtoi se vlerësimet fillestare tregojnë se për zhvendosjen e anijeve do të nevojiten prej katër deri në 4,5 milionë euro.