Të gjithë ata që humbisnin pultin, befas, nëpër cepat e shtëpisë, tani do ta kenë jetën më të thjeshtë…Nuk është e largët dita kur telekomanda e televizorit nuk do të përdoret më! Vetëm se, duhet të jeni gjithsesi të kujdesshëm! Lëvizjet e kokës, dorës apo ndonjë pejse tjetër të trupit, do të jenë më të kontrolluara sepse me shumë mundësi mund të ndërroni edhe kanalin. Teknologjia e quajtur ‘Matchpoint’ do të bëjë pikërisht këtë! Përmes lëvijzenve të trupit do të komandoni televizorin, pa prekur asgjë! Lidhja me një kamer do të mundësojë gjithë procesin.
Përveçse për televizorin, i njëjti mekanizëm do të përdoret edhe për kompjuterat apo tabletët, pa qenë nevoja që t’i prekni!