Në pyetjen e gazetarit të tv Dukagjinit se a është i montuar rasti i kumanovës dhe kush e montoi. Lideri i LR PDSH z. Ziadin Sela u përgjigj: Për ta ditë këtë me saktësi unë dua ti di raportet që z Ali Ahmeti që i ka pas me Grupin e Kumanovës. Shtrohet pyetja a kanë patur paralajmërim grupi i Kumanovës nga shteti dhe policia që të largohen? Jo! Direkt është shkuar atje edhe është gjuajtur. Këto njerëz sot mund të paditen për efekt në vetëmbrojtje . Kur gjuan tjetri është normale të mbrohesh është instikt normal. Mund të paditen për armëmbajtje pa leje por jo edhe për terrorizëm! Çfar zgjidhje tjetër do kishin ata kur gjuheshin nga të gjitha anët? Prandaj them nëqoftëse Ali Ahmeti sdo ishte pjesë e qeverisë për momentin kur dolën përgjimet ku ai vetë dhe gjithë antarësia e tij dhe shqiptarët ofendohen nga VMRO-DPMNE-ja nuk do kishte mekanizma tjerë Gruevski dhe Sasho Mijallkovi që të ndodhe lagjia e Trimave . Nuk do të shifshin tmerrin fëmijët e shqiptarëve dhe shqiptarët në përgjithësi. Kush ja jep të drejtën dhe fuqinë VMRO-së që ti bëj këto gjëra? Ajo është BDI-ja anda ju bëj thirje shqiptarëve ditën e zgjedhjeve ta dënojnë këtë subjekt politik që merren me përalla se paskan ndërtu shtete, ai i ka turpëruar shqiptarët dhe Ali Ahmeti duhet të shkojë në histori.

https://youtu.be/poGXfE93wyU