Kreu i LR PDSH-së, Ziadin Sela ka reaguar pas vdekjes së Almirit të vogël, duke rikujtuar protestat e familjes Zeqiri në Radishan.

Ai më tej në reagimin e tij shton:


”Ju kujtohet kur protestuam për rastin e familjes Zeqiri nga Radishani. Nqs keni HARRUAR, është rasti i asaj familjes që ju bënë turr me makinë nga shtabi i VMRO- DPMNE-së. Ishim gjithësej njëzet e ca. Sa dhjetra mijëra jemi nëpër mitingje, sa mijëra metra katror dhe sa shqiptar në një metër katrore ishim!? Jemi njezet e ca… Por Kush është Almiri? Ai nuk është nga Kumanova, por para së gjithash është nga Tirana dhe Prishtina. Jo sështë as nga Tirana e as nga Prishtina! Shikoni rreth e rrotull, e keni në shtepitë tuaja Almirin. Në këto orë të vona ai flen, ata flejne… Mos e/i harroni, asnje cast”. , përfundon reagimin e tij Ziadin Sela.

©fol.mk