Kohëve të fundit, po bëhët një betejë mediatike për fushatën parazgjedhore. Kuptohet partitë në pushtet por edhe parti të caktuara opozitare po derdhin miliona euro për tu reklamuar në spotet televizive. Edhe portalet informative të cilat pothuajse janë me  shumë ndikimim se sa mediumet elektronike sepse në cdo minut janë të pranishëm nëpërmjet rrjeteve sociale nëpërmjet telefonave të tyre në xhepin e qytetarit po praktikojnë sondazhe të drejtpërdrejta. Pothuajse në të gjitha portalet pa përjashtim edhe në ato portale që kanë preferenca ndaj BDI, fitues ka dalë Lideri I LR PDSH, njëkohësisht edhe njëri nga Liderët e Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela. Në të njejtin portal i cili ka afër 80.000 klikime dhe i cili është mjaft i ndjekur shpesh herë Ziadin Sela, ka triumfuar bindshëm, mbi Liderin e BDI z. Ali Ahmetin, Liderin e PDSH z.Menduh Thacin, dhe atë të BESËS Bilall Kasamin. Ky lajmë si duket nuk i ka pëlqy një portal tjetër i cili kryekëput është në shërbim të BDI, i cili kishte bërë një kronikë më titull: “Anketat nëpër portale kanë për qëllim për ti shërbyer propagandës të ndonjë partie politke” i cili portal edhe pse kishte dashur të rreferohej në emër të komunikologëve, ata kishin përzgjedhur vetëm një pseudokomunikolog i cili më shumë dëshirontë ti shëroj frustracionet e tij se sa të bëjë ndonjë analizë shkencore apo mediake. E rikujtojme edhe Portalin që e kanë bërë këtë lajm tendencioz por edhe pseudokomunikologun se ashkush nuk mund të ndikojë mbi vullnetin e qytetarëve të cilët vetë e bëjnë zgjedhjen e tyre, qoftë për të votuar në sondazh apo në votime. Popullata shqiptaret si duket nuk po bie nën ndikimin e reklamimit të tepërt të BDI por edhe te Lëvizjes BESA, të cilët materialet e tyre propagandistike si dhe spotet televizive, uzurpimin e minutazheve ne reklamimin televiziv e kanë ndoshta më të shtrejtë se shumë Parti tjera në Evropë edhe në shtete shumë më të zhvilluara se Maqedonia dhe me standart shumë më të mirë ekonomik. Ndoshta modestia e Ziadin Selës dhe forma që e ka përzgjedhur ai duke ecur derë në derë për tja shpjeguar platformën e tij cdo qytetari ka ndikuar për një pasqyrim real të votuesve nëpër sondazhet e portaleve informative, të orjentuar edhe nga pozita edhe nga opozita.

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” në të cilën kandidon edhe Ziadin Sela, në çdo anketë online shihet si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Në vazhdimësi anketat online nxjerin rezultate që relativisht pasqyrojnë disponimin e votuesve shqiptar në Maqedoni. Sondazhi i fundit i realizuar nga prestigjiozja Telegrafi.mk, në pyetjen se kush nga partitë shqiptare do ti fitoj zgjedhjet e vitit 2016, qytetarët kanë votuar me këtë renditje:

Aleanca për Shqiptarët 51.5%

Lëvizja Besa 31.0%

BDI 10.1%

PDSH 6.4%

PPD 1.0%

15310546_1164987700223310_1419255041_n

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu ka dalë fituese edhe në sondazhet e realizuara nga portalet tjera si Agjensioni INA dhe Antpress etj.

Në sondazhin e agjensionit INA, rreshtimi i forcave bëhet si në vijim:

sond2 sond1

sond-3