Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit për shpërbërjen e kuvendit dhe anulimin e 5 qershorit si  datë e zgjedhjeve .

Ngjan si vendim i drejtë sepse shpërbërja e parlamentit ishte anti kushtetuese por në esencë është përsëri  vendim politik fatkeqsisht .

Mos të harrojmë se iniciativë të tillë kishte edhe më heret  nga subjekti politik i Pavle Trajanovit  dhe pse atëher nuk mundej të përgjigjet  dhe të diskutonte Gjykata  Kushtetuese dhe tani Gjykata  Kushtetuese mund të sjelle një vendim të tillë .

Tani lind pyetja iniciativa ishte e BDI-së apo e VMRO –së ? duke pas parasysh se VMRO ka kontrollin mbi gjykatën kushtetuese e kjo do të thotë se është më se e qartë se ka qenë iniciativë e VMRO –DPMNE-së dhe jo iniciatvë e BDI –së . 

Ishte kjo intervista e  kryetarit të  LR-PDSH  ,Ziadin Sela  për  tv Alsat M .