VMRO dhe BDI kanë dorëzuar në Kuvend ndryshime të ligjit për privatësi, me të cilin ndalohet publikimi, përpunimi dhe posedimi i të gjitha imaterialeve nga bisedat e përgjuara në periudhën 2008-2015, raporton Shenja.

Ndryshimet të cilat sot kanë hyrë në procedurë parlamentare dhe gjatë ditës pritet edhe të miratohen, do të ndalojnë edhe publikimin e të ashtuquajturave “bombat e Zaevit” ë cilat janë publikuar vitin e kaluar. Karakteristike në këtë propozim është se në mënyrë decide thuhet që materialet e përgjuara nuk guxojnë të publikohen as në fushatë parazgjedhore dhe për qëllime të tjera politike. “Me këtë ligj vërtetohet edhe ndalesa për posedim, përpunim, publikim dhe posedim në çfarë do lloj mënyre të materialeve që dalin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve të kryera në periudhën e vitit 2008-2015, përfshirë edhe përdorimin dhe posedimin e tyre në proces zgjedhor, si dhe procedura dhe qëllime të tjera politike”, thuhet në nenin 1 paragrafi 3 të propozimit të nënshkruar nga deputetët e VMRO-së dhe BDI-së, Ilija Dimovski dhe Talat Xhaferi. Në nenin e njëjtë, në paragrafin e dytë ndalohet edhe publikimi dhe posedimi i materialeve nga bisedat e përgjuara që paraqesin shkelje të privatësisë së jetës private dhe familjare./shenja