Bashkëpunimi i partive shqiptare opozitare ishte tema e debatit të sotëm në  emisionin “Arena”, ku të ftuar ishin  kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dhe gazetarët Isen Saliu dhe Bekim Laçi.

Në pyetjen rreth  ftesës publike që ka bërë  Lëvizja BESA, për LR-PDSH-në dhe UNITETIN, Kryetari  i Lëvizjes për Reforma , Ziadin Sela, e cilësoi këtë ftesë si  jo të sinqertë dhe njëfar ultimatumi, duke shtuar se nuk pranon ultimatume  dhe  se ai do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së pardjeshme të shoqatës së të burgosurve politik, si një subjekt i pavarur. Poashtu  Ziadin Sela  tha se ai dhe partia e tij  nuk janë pengesa  e bashkimit opozitarë, përkundrazi në LR-PDSH të gjithë e duan bashkimin  dhe bashkëpunimin  ndërmjet partive politike opozitare dhe për tua vërtetuar këtë unë jam në gjendje edhe mos të kandidohem dhe te tërhiqem nga çdo pozitë por fillimisht dua të marr garancën nga gjitha partitë opozitare se do e realizojnë platformën dhe marrveshjen politike për të cilën do të biem dakort. Më me kënaqësi do të pranoja të isha një anëtar i thjesht i një nëndege dhe të bëja çfar do aktiviteti  sepse nuk është turp ti shërbesh popullit tënd u shpreh Ziadin Sela në  debatin Arena të tv Shenja.

© fol.mk