Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela në Kongresin e PDIU-së, në fjalimin e tij ka thënë:

“Dëgjova kryetarin e PDIU-se, z.Shpëtim Idrizi i cili theksoi se PDIU-ja angazhoet për çështjen çame dhe bashkimin kombëtar. Por une po ju them se çështja çame nuk është çështje vetem e çamerisë por është çështje e gjithë shqiptarëve ashtu siç edhe çështja e Lagjes së trimave në Kumanovë është çështja e gjithë shqiptarëve, Demarkacioni apo “Zajednica” nuk janë çështje vetëm të Kosovës por janë çështje të gjithë shqiptarëve.

Unë jam Ziadin Sela një shqiptar nga Maqedonia, gjatë kohës që isha student në Tiranë shpesh këtu na vëndosnin “mbiemra” si “maqedons”, “kosovarë” , “malazez” apo diçka tjetër, por ne dhe ju duhet ta dini se ne jemi vetëm shqiptarë, kudoqë jetojmë në vatrat tona shekullore etnike.

z.Shpetim Idrizi të uroj zgjedhjen tuaj në krye të PDIU-së me procesin një anëtarë një votë. Vazhdo punën tënde në qeverinë e Shqipërisë dhe kujtoju të gjithëve atje se çështja shqiptare nuk është çështje e politikës së jashtme të Shqipërisë por është çështje e politikës së mbrendshme dhe ato duhet të kujdesen për çdo shqiptarë jashtë kufijve londinez të Shqipërisë”.

 

©FOL