Pas publikimit të lajmeve tejet  tendencioze në portalet e Artan Grubit, se gjoja Ziadin Sela nuk e ka votuar Ligjin e gjuhës, e ku janë munduar ta  mbështetin me një foto të vjetër  stenogram- votimi  nga  akti i votimit të  Prokurorit Jovevski, ku për dallim nga deputetët e BDI,së,   Ziadin Sela atëherë nuk kishte votuar. Sot po këta janë munduar së sërish  tu servojnë  manipulimin e rradhës  shqiptarëve, e ku për qëllim kishin të hidhnin pluhur mbi figurën e Ziadin Selës, pas deklaratës së transmetuar në gati të gjitha mediat e vendit  ku ndër të tjera z Sela kishte  deklaruar:” “Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin, sipas marrëveshjes që e kishim kur u formua Qeveria”.

Pas këtyre lajmeve tendencioze të porositura nga eksponent të lart të BDI-së, ka reaguar edhe vetë Ziadin Sela nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk.

Ja  edhe reagimi i plotë i   z. Sela:

“Në qoftë se pritjet (planet) e dikujt kanë qënë, që vota ime PRO ligjit për përdorimin e gjuhës të shoqërohet edhe me dëshminë gjurmë të gjakut tim, më duhet që t’ju zhgënjej që nuk ndodhi. S’po flas se për çfarë kam qënë i gatshëm. 
Unë VOTOVA, ndërsa NE E GËZOFSHIM!”