Analisti Naser Zyberi thotë se mes Aleancës dhe Besës mund të ishte bërë që para zgjedhjeve parlamentare që do të kishte efekt edhe më të madh.

Ai thotë se koalicioni i tanishëm ka rëndësi edhe për krerët e dy partive që janë gjithashtu janë edhe kandidat për kryetar të komunave pasi si i tillë mund të vendos edhe për të ardhmen e tyre.

“Si duket rezultatet që i morën edhe në zgjedhjet lokale edhe në rrethin e parë zgjedhorë të zgjedhjeve lokale, ata më në fund u bindën se pa një bashkëpunim mes vete, nuk mund të jenë konkurrent me BDI-në. Ky bashkëpunim është i motivuar sidomos nga fakti që dy kryetarët e partive janë në balotazh dhe me pikëpyetje të madhe se si do të përfundoj rundi i dytë zgjedhorë. Kjo është një motiv plotësues që këto dy parti politike të ulen dhe të bashkëpunojnë”, ka deklaruar Naser Ziberi, analist politik.