Të paktën 23 vetë kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas një shpërthimi zjarri në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi. Zjarri ndodhi rreth orës 09:00 lokale.
Pamjet televizive treguan tym të madh që dilte nga fabrika. Zjarri është vënë nën kontroll, por numri i viktimave është ende i pasaktë .
“Ka 103 punëtorë në total që punojnë për këtë fabrikë,” tha drejtori i krimeve të përgjithshme në Policinë e Xhakarta-s. Ai tha se 43 të plagosur ishin dërguar në spital.
Mediat lokale duke cituar dëshmitarët shkruajnë se kishte dy shpërthime në depo. Pjesët e ndërtesës u shembën pasi zjarri përfshiu dhe makinat. Një zyrtar i qeverisë vendore tha se në fabrikë nuk ishte punuar 6 javët e fundit.