Zjarrfikësit në Nju Jork janë ftuar sot në objektin Trump Tower, për ta fikur zjarrin në katin më të lartë të ndërtesës, e cila është rezidenca private e presidentit amerikan, Donad Trump, dhe e familjes së tij.

Në fotografitë nga ajri shihen zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur del nga një skaj i objektit.

Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut tha se zjarri, për të cilin ishte raportuar në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, ka shkaktuar lëndimin e dy personave, njëri prej tyre seriozisht.

Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.

Ndërtesa në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyre biznesore.

Në atë kohë, presidenti Trump ishte në Uashington.