Është shuar zjarri i cili dje shpërtheu në hapësirat e bodrumit të një ndërtese në lagjen Përzhinos. Janë lënduar tre persona të cilët kanë thithur tym dhe janë transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, përcjell Fol.

Bëhet fjalë për nënën dhe babin të cilët janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa fëmija 10-të vjeçar nga Toksikologjia është dërguar në Klikën për Fëmijë.

Drejtori i Klinikës të Toksikologjisë Niko Bekarovski për MIA-n deklaroi se të dy pacientët janë mirë dhe në gjendje stabile. Me siguri do të lëshohen në shtëpi gjatë ditës së sotme apo të nesërme.

Deri në orët e hershme të mëngjes ekipe të Brigadës së zjarrfikëse punuan në shuarjen e zjarrit. /AIM/