Zoran Zaev, lideri i LSDM-së, n një deklaratë për Meta theksoi se për momentin nuk ka marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve për me 24 prill, por nuk e përjashton mundësinë që kjo gjë të ndodh.

 
“Për momentin nuk ka marrëveshje konkrete për shtyrjen e zgjedhjeve të caktuara për me 24 prill. Ndoshta në organizatat komunale kemi biseduar për afatet deri kur do të pastrohej Lista zgjedhore ose do të gjendej marrëveshje për mediat. 
 
Për data konkrete do të diskutojmë në takimin me Johanes Han në Shkup, por, kjo nuk nënkupton se zgjedhjet nuk mund që të mbahen në prill ose në qershor.
 
Ndoshta do të përfundojmë se kohë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë shtatori. Megjithatë për këtë gjë duhet që të diskutojmë me euro komisarin në Shkup dhe me partitë tjera nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. 
 
Nëse marr garanci të fuqishme se zgjedhjet do të janë të lira dhe demokratike, ato mund që të mbahen edhe me 24 prill”, deklaroi Zaev.
zaev-pres