Në emisionin 10 minuta në Tv21 i ftuar ishte zv.kryeministri për eurointegrime z. Arbër Ademi i cili ka folur mbi situatën e djeshme të krijuar në Kumanovë njofton Zhurnal derisa Ademi shton se Ahmeti nuk ka lejuar që situata të eskalojë.

Ne si parti politike që ka kapacitete të larta demokratike dhe inkurajon jemi kundër dhunës dhe forcës jopolitike në këtë linjë ka qenë dhe kumtesa e BDI lidhur me ngjarjet në Kumanovë mund të dëshmoj se cfarë ka ndodhur, tubimi i BDI ishte i mirëpritur por dhe përfaqëson një nga më të suksesshmet që ka pasur BDI deri më tani, në njërën anë kemi pasur rreth 1 mijë përkrahës dhe shumë intelektual që pritën z. Ahmeti duke i shprehur konsideratë të thellë, janë të kota konkluzionet se Ahmeti nuk është i dëshiruar atje janë të pavërteta, thekson kështu Arbër Ademi derisa shton se e kuptojnë revoltën por që provokimet në këto incidente BDI nuk do i lejojë.

E kuptojmë revoltën dhe e respektojmë të drejtën për revoltw por manipulimi për të provokuar incidente janë gjëra që BDI nuk do t’i tolerojë, flas për manipulime që i bëjnë lëvizje të ndryshme që duan situata të eskalojë ajo situatë nuk është në favor të shqiptarëve por për qarqe që nuk ja duan të mirën shqiptarëve, nuk ndodhi por incidenti u lokalizua por durimi dhe përmbajtja e Ahmetit nuk lejoi policinë dhe sigurimin që të reagojë ndaj tentativave kontriboi për qetësimin e situatës se tubimi masovik të zhvillohet në mënyrë të qetë, nuk janë serioze, në këtë prag fushatës zgjedhore e vetmja, në gjitha këto raste populli ka qenë me të dhe e presin gjithmonë mirë vet kërkesa e banorëve ka qenë që ai të jetë i pranishëm në Kumanovë, ka përfunduar kështu Ademi, transmeton Zhurnal.