Sot pata nderin e kënaqësinë që ta pres në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, z. Elmi Azirin, zëvendës ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni. Bashkë biseduam për situatën politike në Maqedoni, sfidat e qeverisë së re dhe gjendjen e shqiptarëve atje. Barazia dhe solidariteti duhet të jenë synime nga të cilat nuk mund të hiqet dorë.