Ish deputeti Abedin Zymberi ka reaguar ndaj protestuesve antishqiptar të VMRO-DPMNE-së që po ankohen për federalizim dhe dy gjuhësi në Maqedoni.

Sipas Zymberit, për ta mësuar gjuhën shqipe duhet me pas tru, aftësi dhe dëshirë. Sipas tij, protestuesit e Gruevskit nuk e kanë asnjërën prej tyre.“Për ta mësuar gjuhën shqipe duhet me pas tru, aftësi dhe dëshirë. Fatkeqësisht disa që po protestojnë nuk e kan asnjërën, prandaj mos të frigohen se nuk i detyron askush ta mësojnë, as që duam ta mësoni.”, shkroi Abedin Zymberi në llogarinë e tij në Facebook.