Donald Trump sapo ka dhënë betimin e tij si president i SHBA-së.

Para qindra e mijëra njerëzve, ai është vetuar t`i kryejë detyrat e tij si president, si dhe ta mbrojë dhe ta ruajë Kushtetutën e SHBA-së.

“Unë Donald Trump betohem se do t`i kryej me detyrë të plotë obligimet e mia si president, do ta mbroj dhe do ta ruaj Kushtetutën e SHBA-së, prandaj më ndihmo Zot”, ka thënë Trump gjatë betimit.

Barack Obama ka arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Përkrah tij është edhe zëvendëspresidenti Joe Biden.

Eskalon protesta kundër Trump

Kanë mbetur pak orë deri kur Donald Trump do të betohet si Presidenti i 45-të i SHBA-së, por në Washington D.C po vazhdojnë protestat.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të dyqaneve duke ua thyer dritaret.

Kurse Trump për pak pritet të niset nga Shtëpia e Bardhë drejt Capitolit ku pritet të betohet si Presidenti i 45-të i SHBA-së.

Hillary arrin në Shtëpinë e Bardhë

Ish kandidatja e Partisë Demokratike Hillary Clinton ka arritur në Shtëpinë e Bardhë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Hillary në inaugurim erdhi në përcjellje të burri të saj, ish-presidentit Bill Clinton.

Është tradicionale në SHBA që ish-presidentët të marrin pjesë në inaugurimin e ri.

Gjithashtu në inaugurimin e Trump përveç Barack Obamas që e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë do të jetë edhe Clinton, Bush dhe Carter.

Në orën 17:00 me orën lokale nis ceremonia e inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.

Në këtë ceremoni janë të ftuar qindra personalitete nga e gjithë bota. Në videon më poshtë mund ta ndiqni live

ceremoninë.