Edhe pse ‘Kuqezinjtë’ u eliminuan në Liga Evropa, pasi u mundën 0:4 nga Genti në Shkup në ndeshjen e kthimit të play-offit. Po megjithatë kjo ishte një mbrëmje ku nuk kishte humbës, pasi Genti kaloi në fazën e grupeve, ndërsa Shkëndija dhe tifozët megjithë eliminimin gjithsesi mbyllën odisenë më të suksesshme evropiane në historinë e klubit. Rreth 30 000 spektatorë nga të gjitha trojet të pranishëm në tribuna shënuan rekord të ri të shikueshmërisë së skuadrës në një ndeshje zyrtare, duke i dhënë mirënjohjen më të mirë të mundshme ekipit që shkruajti sukseset më të mëdha në histori në kupat ndërkombëtare. Kjo tashmë vërtetohet edhe në informacionin që Wikiepedia ofron në faqen e saj  kryesore  për arenën kombëtare Filipi i dytë, ku si numër rekord i vizitorëve jepet numri  31 742 , FK SHKËNDIJA-KAA GENT 25august 2016

Screenshot_2016-08-27-12-49-14