Deputeti i BDI-së dhe njëherësh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie Rafiz Aliti, e quan të dështuar procesin e pastrimit të listës zgjedhore. Ai, madje thotë se zgjedhjet e parakohshme mund të kontestohen nëse KSHZ-ja refuzon ti regjistrojë në listën zgjedhore 30 mijë votuesit e kontestuar dhe atyre iu mohohet e drejta e votës, njofton Alsat M.

“Them që si proces është i dështuar pasi që institucionet që japin dokumentet për çdo qytetarët të Maqedonisë duhet te azhurnojnë të dhënat dhe tia japin KSHZ-së që realisht të pastrohen listat dhe jo të përdoret kjo metodologji që është përdorur tani. Në të kundërtën, nëse nuk ndodh që të pastrohen listat prej votuesve fiktiv, pra nëse fshihen këta votues ne do të kemi zgjedhje të kontestuara dhe jo të rregullta”, deklaroi Rafiz Aliti, deputet i BDI-së.

Deputeti i BDI-së thotë se politikanët që janë pajtuar për metodologjinë aktuale për pastrimin e listës zgjedhore duhet japin përgjegjësi politike.

“Unë personalisht nuk kam ngritur iniciativë, por sipas informacioneve ka inicijativa nga subjektet politike dhe unë mendoj se gjykata kushtetuese duhet të vihet në interes që të mbrojë kushtetutën”, ka përfunduar Rafiz Aliti, i cili poashtu është deputet i BDI-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Alsat-M