ZONJA TEUTA ARIFI, TËRHIQU ME DINJITET NGA GARA PËR KREUN E KOMUNËS SË TETOVËS! 

Pa dashur publikisht t’ia numëroj shkaqet dhe pasojat, në interes të saj personal, të familjes, miqve dhe mbështetësve, me dashamirësi dhe përgjegjësi të madhe intelektuale, i bëj thirrje publike zonjës Teuta Arifi, kandidate për kryetare të Komunës së Tetovës në zgjedhjet vendore të 15 tetorit 2017, të tëhiqet pa kusht nga kjo garë!   
Ndoshta në një kohë tjetër dhe me ekip tjetër do të ishte zgjidhje e mirë për Komunën e Tetovës, por kësaj radhe pazaret politike kanë përfunduar dhe koha punon kundër saj. 
(23.09.2017)