Larja e rrobave nuk është një ndër aktivitetet më të preferuara për gratë.

Edhe pse secila shtëpi ka makinë larëse, shpesh herë gratë e gjejnë vetën të zënë ngushte nga mos larja e rrobave në mënyrën e duhur, transmeton portali arbresh.info

Kjo “luftë” mund të përfundojë vetëm nëse gratë e përdorin një përbërës të thjeshtë dhe të lirë.

Mjafton një gotë uthull molle dhe ja 6 të mirat që përfitoni:

  1. Zbardh rrobat

Nëse rrobat e bardha nuk pastrohet si duhet, atëherë një gotu uthull në lavatriqe do të t’i zbardh ato.

  1. Zbutja e rrobave

Uthulla i zbut rrobat dhe i bën më të lehta për hekurosje.

  1. Largoni njollat

Nëse rrobat kanë marrë njollë, atëherë vendosni pak uthull në zonën e prekur dhe direkt do të shikoni ndryshimin.

  1. Heq qimet e kafshëve

Nese keni kafshë shtëpiake në shtëpi dhe keni problem me heqjen e qimeve në rroba, atëherë uthulla është shpëtim për ju.

  1. Larja e pëlhurave delikate

Kur një pëlhurë është delikate, atëherë duhet bërë kujdes me të. Mjafton të vendosni atë në një enë me një gotë uthull dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas e shpëlani me ujë dhe e thani normalisht.

  1. Ruajtja e ngjyrës

Zakonisht rrobat që lahen shpesh fillojnë dhe e humbasin ngjyrën. Për të shmangur këtë hidhni një gjysme gote uthull në lavatriqen tuaj