Sekretari shtetëror në Ministrin e Kulturës Valmir Aziri rezikon të largohet nga ky post pas zgjërimit të koalicionit qeveritar me Besën e Gashit dhe PDSH-në e Thaçit informon portali “tetova1”.

Sipas marëveshjes së re, ministri i kulturës do jetë nga radhët e Lëvizjes Besa që udhëhiqet nga Afrim Gashi dhe kjo me shumë gjasa do të ndikojë që të ketë ndryshime edhe në eshalonin e dytë dhe të tretë në këtë ministri.

Traditë e deritashme ka qenë që në ministrit ku ministri ka qenë shqiptarë, zv.ministri dhe seskretari shtetëror të jenë maqedonas. Dhe nëse kjo traditë do të vazhdojë edhe në Ministrin e Kulturës atëher Aziri sipas të gjitha gjasave do jetë viktimë e zgjerimit të koalicionit qeveritar nga ana e Zoran Zaevit.
/tetova1/