Prej një kohe të gjatë kam filluar të masturbohem dhe duke kaluar kohët ma kërkon trupi që të masturbohem dhe 3 her në ditë. Nuk e di nëse është e demshme për mua kjo gjë apo jo. Nuk kam kryer asnjëher mardhënie seksuale.

Përgjigjja
Faleminderit shumë që lexoni dhe mbështesni punën që bëj. Duke u kthyer te mesazhet e shumta që më çoni rreth masturbimit, në një botë perfekte masturbimi nuk do të ishte element turpi, frikë, ose faji. Është një veprim shumë natyral, që pjesa më e madhe e specieve në natyrë e bëjnë dhe padyshim pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë gjithashtu. Kur jemi bebe apo fëmijë, një nga veprimet e para që bëjmë, është eksplorimi i trupit. Prekim, shtrengojmë, pickojmë, ledhatojmë, dora shkon në vënde që na bëjnë të ndihemi mirë, edhe se ende nuk kuptojmë .

Fatkeqësisht pjesa më e madhe e fajit që ndjejmë buron po nga kjo fëmijëri e hershme, ose më saktë nga reagimi i prindërve apo dikujt tjetër që na ka parë gjatë ketij veprimi. Kjo nuk është e drejtë apo e shëndetshme.
Kur fëmijët prekin organet e tyre gjenitale, nuk e bëjnë në mënyrë seksuale, por më shumë si një mënyrë për të shuar, kureshtjen dhe ëndjen. Shumë shpejt atyre i kërkohet të ndalojnë, sepse është “ e keqe”, “e gabuar”, “ e turpshme”, “ e pisët” duke shtuar këtu dhe mundësinë shikimeve përbuzëse. Të gjitha këto eskperienca i japin formë asaj çka mendojmë për trupin dhe seksualitetit tonë, mënyrën se si ndihemi me veten.