Afrim djali, mos shit patriotizëm të rremë “NGA SABAHU DERI NE AKSHAM”

Në këtë gjendje të rendë në të cilën po kalon vendi ynë përmes zhurmës së kotë dhe kritikave ndaj njëri tjetrit ne po humbim kohë dhe nuk po i ofrojmë qytetarëve mbështetje, kjo nuk na takon neve Afrim djali.
Gjendja e mjerueshme në vend kërkon nga kampusi shqiptar vullnet dhe mobilizim edhe pse brendapërbrenda ka mendime të ndryshme në koncepte dhe në platformat e programeve partiake por kur është në pyetje interesi kombëtar, mbrojtja e tij nga kjo qeveri shkatërruese në largim, bëhet vetëm atëherë kur ne të gjithë të bashkuar vazhdojmë rrugën e nisur për ta dërguar “tek vendi ku e meriton” Grujon me bashkëpunëtorët e tij.
Në vend të zhurmës, bëni më shumë punë, në vend të kritikave bëni takime rreth tryezës së pëbashkët me partitë e tjera simotra shqiptare, sepse është obligim i të gjithëve të punojmë për të mirën e popullit shqiptar, e mos shisni patriotizëm të rremë “Nga sabahu deri ne aksham”.

Opinion nga Arban Balliu