Këngëtarja e shumëpërfolur në mediet rozë Altuna Sejdiu-Tuna, e cila tashmë po pret fëmijën e parë, ka ndryshuar shumë ndër vite.

Në Youtube mund ta shohim njërën ndër këngët e para të Tunës, në të cilën ajo ishte krejt ndryshe, shkruan lajmi.net.

“S’ka më diktaturë” e këndoi Tuna në fillim të karrierës së saj, këngë kjo e publikuar në vitin 2008.

Kjo këngë karakterizohet me stil dhe pamje krejtësisht ndryshe nga  ajo tash, por kjo gjë është edhe shkak i viteve, ngase nga publikimi i kësaj kënge kanë kaluar afër 10 vite.