Në vitin 2015 kanë ndodhur 144 aksidente në vendin e punës, prej të cilave 39 ishin fatale. Më saktë në çdo 100.000 persona, 5 deri 6 të punësuar humbin jetën, thonë nga Shoqata e Maqedonisë për Mbrojtje në Punë.
 
Në vendin tonë mungon kultura për masa parandaluese të cilat do të minimizonin aksidentet në vendin e punës.
 
“Mund ta rrisim numrin e inspektorëve nga një për çdo kompani, por kjo nuk do ta zgjidhte problemin. Nëse nuk fillojmë të ndërtojmë kulturë për marrjen e masave parandaluese, nuk do të mund të parandalojmë lëndimin e njerëzve. Punëdhënësi duhet të kuptojë se këto masa janë në favor të tyre, po ashtu si çdo dëmtim i punëtorëve në punë që shkon në dëm të punëdhënësve”,– deklaroi kryetari i Shoqatës për Mbrojtje në Punë, Milan Petkovski.
 
“Asgjë nuk mund të realizohet përderisa nuk fokusohemi së bashku me partnerët social në zbatimin e ligjit. Me rëndësi është që të gjithë së bashku duhet të sigurojmë vende  pune të sigurtë për punëtorët me qëllim që të zvogëlohet numri i aksidenteve në vend të punës”,- theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Zhivko Mitervski.
 
Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës është miratuar në vitin 2007. Në fund të vitit 2014, Ligji u ndryshua dhe e përforcoi pozicionin e organizatave sindikaliste, por organet kompetente duhet ende të punojnë në zbatimin e plotë të këtij Ligji, thonë sindikalistët.