Qenan Aliu

Nikolla Gruevski tani më plotësisht me tërë Vmro-në jo vetëm që e ka humbur por e ka prishur ,,busullën,, e rrugëtimit në politikë. Këtë pohim e vërteton paraqitja e tij jo vetëm hipokrite por skajshmërisht kontraverze. Po çka , nëse drejtësia pandehë se dikush ka ra ndeshë me ligjin, e ai na qenka aktorë, arkitekt apo mjek. Po z. Gruevski a nuk janë të gjithë para kushtetutës dhe ligjit të barabartë, kush do qoftë ai, pa dallim përkatësie etnike, fetare e arsimore.

Po a e dini ju se nga sa fëmijë kanë p.sh. Ziadin Sela,Zaevi, Sheqerinska.
A e dini ju se nga sa fëmijë kanë të burgosurit shqiptarë gjatë regjimit tuaj edhe ate pa prova të besueshmë por të dënuar me burg të përjetshëm ? Dhe a nuk ju kujtohet sesa sa vatra të shqiptarëve u bastisën nga spejciallcat tuaj dhe sesa fëmijë shqiptarë u trishtuan e malltretuan edhe ate pa aguar dita ? Dhe krejt në fund , a nuk dilnin lotët e këtyre fëmijve shqiptarë poashtu nga sytë e falur nga zoti, si të këtyre fëmijëve të deputetëve tuaj ?!

Madje edhe ju ishit kryeministër i vendit ,por urdhëronit ti mshohet- nja DY SHUPLAKA edhe ate të FORTA një kryetari të komunës, dhe këto sjellje dhe shumë abuzime tjera z. Gruevski a janë dhe fundja si mund të trajtohen si dashuri ndaj vendit ?! E nëse këto sjellje na qenkan dashuri ndaj popullit maqedonas dhe Maqedonisë atëherë këtë lloj dashurie duhet pshurë !