Shkruan Huzeir Mustafi

Hapsira e cila u krijua gjatë periudhës së zgjedhjeve e sidomos mes dy raundeve zgjedhore ju dha mundësinë dy figurave më të pëlqyera të Gruveskit dhe Mihajllkovit dy bashkëpuntorëve kryesor të VMRO-së të shprehin mllefin e tyre kundrejt Aleancës për Shqiptarët.

Të gjithë ne jemi dëshmitar se si Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë nisur një fushatë të egër duke proklamuar sa më shumë tezën se ASH nuk është e rëndësishme për qeverinë dhe se qeveria ka numrat e nevojshëm edhe pa ASH e llojlloj shpifje e gënjeshtra tjera të cilat ju shkojnë mjaftë mirë për fytyre Artanit dhe Bujarit.

Këta dy ” Shqiptarë të mirë ” apo të preferuarit e sistemit e të pushtetit po harrojnë se ASH nuk është në qeveri për dëshirat apo teket e tyre, por për të përmbushur premtimet që ju janë dhënë votuesve shqiptarë të cilët besuan në programin dhe kapacitetin intelektualt e profesionist të ASH dhe strukturave të tyre!

Artan Grubi duhet të turprohet kur e përmend emrin e Ziadin Selës sepse të gjithë e pamë momentin kur z. Sela luftonte me hienat për të mbrojtur kauzën shqiptare Artan Grubi jo më larg se 10 metra përqafohej me huliganët sikur se përqafohen dy vëllezër në ditën e Bajramit , kështu që ska nevoj shumë të merren seriozisht fjalët e tij ,mjafton të rikujtojmë se si e quante lideri i tij në telefonata , mjafton të rikujtojmë mënyrën se si hyri në politik në rastin e inskenuar të Kalasë së Shkupit , përzierja e tij në Lagjën e Trimave , selfiet e famshme etj etj.

Bujar Osmani ministri më i preferuar u Gruevskit i cili njihrt për shumë skandale , ai që në pamje luan engjullin por në brendësi fsheh djallin , mos harro Bujar Osmani se shqiptarët majftë mirë të kujtojnë kur së bashku me Mihajkovin e Jankullovskën e fshehet dëshmitarin e rastit Monstra në fakt ata e kidnapuan dhe e fshehen ndërsa ty të kishin përgatitur të dalësh në mediume dhe të gjënjesh se ai nuk është në polici duke u tallur kështu me familjen dhe gjithë shqiptarët.

Kështu që mos mendoni se bashkqeverisja me LSDM-në ua lanë mëkatet që ke i bërë me VMRO-në , mos harroni se duke temtuar të tregoheni të rëndësishëm para shefit të ri shqiptarët do ua fshijnë historinë dhe njollat e zeza që keni lënë.

Ju nuk jeni ndarë nga VMRO sepse nuk ndahen leht dashuritë e gjata dhe të mira , ju treguat në Strugë se akoma jeni bashk me ta , e dëshmuat në Gostivar , do e tregoni dhe dëshmoni edhe në vendet apo komunat tjera , ju jeni bashk me të dyjat edhe me VMRO edhe me LSDM, cila ju duhet apo në fakt cilës u duheni ju jeni të gatshëm për tju ofruar dhe për të përmbushur programet apo skenaret e ndryshme që planifikohen dhe hartohen në dëm të shqiptarëve .