Të jetosh me një mashkull në shtëpi, ju bënë të fitoni peshë!

Kështu shkruan një raport i publikuar pas një studimi të fundit në Britani, ndërsa rezulton se më shumë se një e katërta e grave pohuan se kanë fituar peshë pasi jetuan me partnerin e tyre mashkull.

Sipas këtij raporti, kjo ndodhë sepse hanë ushqime më të këqija, si pica, sosë curry, peshk dhe patate të skuqura.

Këto shifra pasuan pas një sondazhi të 1,000 britanikëve – 500 burra dhe 500 gra ku zbuloi se 27 përqind e grave të anketuara thanë se brenda disa javësh të lidheshin me partnerin e tyre filluan të hanin një dietë më pak të shëndetshme, duke ngrënë ushqim jo të duhur.

Ata fajësuan burrat për ndryshim të peshës së tyre, duke thënë se ata kishin një ‘efekt negativ’ në zakonet e tyre të ngrënies dhe përfunduan me ta duke fitua peshë, njofton Klan Kosova.

73 përqind e mbetur thanë se meshkujt kishin pak ose aspak ndryshim në dietën e tyre pasi filluan bashkjetesën.