“Me rastin e pranimit të akteve të Këshillit nga seanca e datës 17.01.2019,brenda afateve të parapara ligjore (ligj,statut,rregullore), si Ushtrues Detyre Kryetar i Komunës Dibër,me të drejtën që ma imponon ligji,do të bëj vlersimin e tyre dhe po për të njejtat do të informohet Këshilli Komunal si dhe opinioni publik.”, theksoi ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Dibrës.
Ai ka bërë thirje që deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, qytetarët mos bien pre e politikave ditore dhe dezinformatave dashakeqe, pasi siç tha “garanton që interesi i Dibrës dhe i qytetarëve të saj,do të jetë mbi të gjitha.”

“Ju siguroj që vendimi i cili do pasojë,
do të jetë në perputhje të plotë me standardet dhe normat ligjore dhe i pavarur nga interesat e cilit do qoftë subjekti politik.
Duke pasur parasysh egzistencën e institucioneve kompetente dhe relevante,
mendoj dhe besoj se po të njejtit,do të kenë qasje serioze për të dëshmuar funksionimin e shtetit të së drejtës, i cili do të largojë çdo dyshim për dilemat e paraqitura.
Së fundmi,shfrytëzoj rastin që të apeloj te të gjithë të punësuarit në administratën komunale dhe të organeve të tjera ,që të respektojnë dhe vazhdojnë punën normalisht dhe të jenë në lartësinë e detyrës”, theksoi Cami.