Reperi Capital- T vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale aty ku po i mban fansat e tij të informuar.
 

Ndërsa në njërin prej postimeve të fundit na e ka prezantuar nënën e tij.

”Të dua nanë, vendi më i mirë në këtë botë është kur unë kthehem në krahët e tu”, ishte dedikimi i Capos përkrah një fotografie të veçantë duke e puthur më të shtrenjtën e tij.

Ndërsa duke pasur parasysh se ai udhëton shpesh me punë qëndrimi larg shtëpisë është i shpeshtë e edhe ngrohtësia pranë nënës i mungon.

Capital-T është reper shumë i pëlqyer ndërsa projekti i tij i fundit është kënga ‘Uno’ e cila u pëlqye shumë nga publiku.