Duket se celularët e Apple prej këtij viti do të mund të mbushen edhe përmes wirelessit.
 MacRumors siguroi një shënim nga analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili shkruan se Apple është duke zhvilluar veçori të mbushjes me wireless për tre iPhone që pritet të lansohen këtë vit.

Kuo nuk thotë saktësisht se si Apple po planifikon të fusë mbushjen me wireless.

Kompania tashmë përdorë mbushjen me wireless në Apple Watch, kështu që është shumë e mundur që të shohim diçka të tillë edhe në iPhone.

Kuo më herët pati thënë se pret që Apple të lansojë tre modele të ndryshme të iPhone.