Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit të shtetit të SHBA-së, Majkëll Pompeo, prej sot deri më 22 gusht do të qëndrojë në vizitë pune në SHBA, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga MPJ, përveç takimit me sekretarin e shtetit, është e paraparë që Dimitrov të takohet edhe me përfaqësues të administratës amerikane – Këshillit Nacional për Siguri, Stejt Departamentit, Kongresit, por edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucioneve tjera në Uashington.