Erdogan: Kundër kujt i ka ngritur Amerika 20 baza në Siri?

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të enjten se Operacioni Dega e Ullirit në rajonin Afrin veriperëndimor të Sirisë filloi vetëm për të pastruar rajonin nga terroristët.

Në fjalimin gjatë programit me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas – organizuar nga Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve pranë Pallatit Presidencial, në Bestepe, Erdoan tha se është rritur në 3.089 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar në Afrin të Sirisë.

Ai tha se pasi rajoni të pastrohet nga terroristët do ti dorëzohet zotëruesve të tij të vërtetë.

“Në Afrin do të kthehen të paktën 140-150 mijë sirianë mbase edhe 200 mijë. Kur të marrim nën kontroll afërsisht 2 mijë kilometra katrorë atje do të vendosim vëllezërit tanë nga Afrini. Ne nuk hymë atje për të pushtuar” tha Erdoan.

Presidenti tha se qëllimet e operacionit janë përcaktuar dhe nuk do të ndalojnë.

“Amerikë, Perëndim çfarë doni ju këtu? Ne kemi një kufi 910 mijë kilometra katrorë. Ne provokohemi vazhdimisht. Ne ngritur 20 baza ushtarake, çfarë pune ke në veri të Sirisë? Kundër kujt i ke sjell 5 mijë maune me armë? Apo i sillni për ne? Thoni se keni pastruar rajonin nga DAESH-i por pse janë këto armë aty? Neve nuk mund të na trembni me këtë lloj teknologji” tha Erdoan./ trt

SHPËRNDAJE