Presidenti turk Tajip Erdogan paralajmëroi sot Qipron të mos kalojë masën për çështjen e Mesdheut lindor, pasi grekët qipriotë akuzuan Turqinë se po pengonin mjetet e tyre për eksplorimin e gazit natyror në fundjavë.

Turqia nuk ka marrëdhënie diplomatike me Qipron por thotë se disa zona detare bien në juridiksionin e saj, gjatë debatit të tensionuar për burimet energjetike të Mesdheut lindor.

“Luftanijet dhe njësitë tona të sigurisë po ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet. I paralajmëroj ata që po kalojnë masën në Qipro dhe në Egje se ushtria do të bëjë ç’është e mundur për të ndaluar shkeljet,” tha Erdogan për anëtarët e partisë së tij AK në parlament.

Presidenti qipriot Nicos Anastasiades refuzoi të komentonte mbi deklaratën e Erdogan por tha se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Qipro është në disa shtetet mesdhetare si Izraeli e Libia që po përpiqen të zbulojnë e të shfrytëzojnë depozitat e gazit në Mesdhe.