Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka thënë të martën për Reuters, se shteti i Turqisë do ta rishqyrtojë qëndrimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Erdogan ka deklaruar se shteti turk është gati ta organizojë një referendum, pasi ka pritur qe shumë vite ‘në derë’.

“Nëse ata janë duke kërkuar sinqerisht një zgjidhje? Pse duhet të presim kaq gjatë? Po flasim për 54 vite”, tha presidenti turk.

“Mbretëria e Bashkuar pyeti popullin e saj dhe votuan pro-Brexit. Ata kanë mendjen e paqes dhe duan një të ardhme të re, njejtë në Norvegji, dhe gjithashtu mund të ndodhë njejtë edhe në Turqi”, ka shtuar ai.

Erdogan ka folur edhe për zgjedhjet në Francë, i cili deklaroi se votimet në raundin e dytë mund ta përcaktojnë edhe të ardhmen e BE-së.