Erdogan, tjetër mesazh Trump-it: Ju, luftë ekonomike ndaj nesh, por do u thyhen armët

Në vijim të reagimeve ndaj masave repressive amerikane kundër lirës turke, presidenti Erdogan se është shumë e qartë se e gjitha çfarë po ndodh, është një luftë kundër ekonomisë turke.

“Ne e dimë shumë mirë se kjo nuk ka të bëjë me dollarin, as me euro, as me arin. Këto janë të shtënat e luftës ekonomike ndaj vendin tonë. Natyrisht, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme kundër kësaj, ne vazhdojmë të ndërmarrim veprime. Por gjëja kryesore është do u thyhen armët atyre që hapin zjarr ndaj nesh me këtë armë”, tha Erdogan.

Një ditë më parë ai paralajmëroi Uashngtonin se partneriteti i Turqisë me SHBA mund të merrte një të çarë të pariparueshme nëse administrata Trump vijonte sulmin ndaj lirës.

Reagimi erdhi pasi ky i fundit urdhëroi dyfishimin për çelikun dhe alumimin turk.

SHPËRNDAJE