“Departamenti i Shtetit ka nderin të njoftojë se sot, më 14 maj, do të mbahet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem,” bëri të ditur ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasadori David M. Friedman do të drejtojë ceremoninë dhe Zv. Sekretari i Shtetit John J. Sullivan do të udhëheqë delegacionin presidencial në këtë hapje historike, së bashku me Sekretarin e Thesarit Mnuchin, Këshilltarin e Lartë Jared Kushner, Këshilltaren Ivanka Trump dhe Përfaqësuesin e Veçantë për Negociatat Ndërkombëtare Jason Greenblatt.

Departamenti do ta transmetojë ceremoninë drejtpërdrejtë në www.state.govdhe Facebook.com/usdos

Departamenti do ta transmetojë ceremoninë drejtpërdrejtë në www.state.govdhe Facebook.com/usdos