Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së e Vetëvendosjes pas akuzave për nënshtrim ndaj Serbisë

Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas akuzave se me lidhjen e koalicioneve paszgjedhore ku bën pjesë Lista Serbe, ai i është nënshtruar ndikimit të Serbisë.

“Kabineti i zgjedhur ka dhënë betimin që të punojë në përputhje me Kushtetutën e vendit me ligjet në fuqi të Kosovës, kjo është përgjigja për këto mendime”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur është pyetur se cili mund të jetë ndikimi i subjektit politik Lista serbe.

“Njëkohësisht ne duhet ta shfrytëzojmë çdo mundësi që ta ndërtojmë edhe një besim me serbët e Kosovës, për fat e kemi ndërtuar mirë me komunitetet tjera por duhet edhe me serbët jo vetëm ata të jugut por edhe të veriut”, është shprehur Haradinaj më tej.

“Shqiptarët janë një popull i hershëm pra ndër më të vjetrit në Ballkan, autokton, çdo herë kanë nderu të tjerët dhe kanë respektu identitetin qoftë kombëtar, fetar, gjuhësor apo tjetër. Shqiptarët dinë ta bëjnë këtë, unë di ta bëjë këtë edhe për serbët e Kosovës. Kemi nevojë për këtë besim të ndërsjellë dhe do të punojmë për këtë besim”, ka deklaruar kryeministri i ri.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-i-kunderpergjigjet-opozites-pas-akuzave-se-i-eshte-nenshtruar-ndikimit-te-beogradit-432295/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHPËRNDAJE