Janë mësuar 8 skuadrat çerekfinaliste në Europa League, ku do të jenë edhe disa shqiptarë; Shkodran Mustafi, Granit Xhaka, Valon Berisha e Tomas Strakosha.

Atletico Madrid, Lazio, Marseille, Leipzig, Sporting Lisbona, Arsenal, Salzburg dhe CSKA Moska janë kualifikuar në çerekfinale.

Befasia është CSKA Moskës që eliminoi Lyonin falë fitores 2-3 në Francë.

Shorti do të hidhet ditën e premte në orën 13:00, një orë pas atij të Champions League.