Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, pret një reagim nga Manchester Unitedi, ku të mërkurën të dy skuadrat takohen mes vete në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Juventusi është e pamposhtur në këtë stinor, dhe vazhdon të jetë në krye të renditjes në Serie A dhe në Grupin H në Ligën e Kampionëve, transmeton.

“Unitedi është një skuadër me kualitete të mëdha, ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën, kështu që duhet të jemi të përgatitur”, ka thënë mesfushori boshnjak.

“Nuk duhet të harrojmë që Manchesteri është një skuadër e madhe me trajner të madh”.