Gara për kreun e Qytetit të Shkupit, si duket në këto zgjedhje lokale do të jetë e fortë. Shqiptarët si duket do t’i kenë dilemat më të mëdhaja se për cilin kandidat do të përcaktohen, shkruan GazetaExpress.

Partia më e madhe në bllokun politik shqiptar, BDI, nuk ka nxjerrë kandidat përkreun e Qytetit të Shkupit, pasi ka marrëveshje me partnerin e koalicionit, LSDM, për përkrahje reciproce, që do të thotë në Shkup, ata, pra BDI, do të përkrahë kandidatin e LSDM, Petre Shilegov.

Petre Shilegov, është kandidati i LSDM-së që do garojë për qytetin e Shkupit i cili në biografinë e tij të regjistruar në mandatin si kryetar i komisionit të shkallës së dytë për ankesa të furnizimeve publike, ka punuar si avokat ndërsa tash është deputet.

Mirëpo lista e pasurisë së tij është e gjatë dhe me shumë përmbajtje. Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e Komisionit për parandalimin e korupsionit, Petre Shilegov ka paraqitur pasuri të paluajtshme në vlerë prej miliona eurosh, katër apartamente dhe një shtëpi, ai ka dhe pasuri të paluajtshme në vlerë prej 50 mijë euro, ka edhe shumë vlera artistike dhe kolekcione e pasuri të arrit.

Ai disponon edhe akcione vlera e të cilave është 1 mijë euro dhe ka dhënë hua në vlerë prej 3 mijë euro, ai paguan shërbime konsultive në vlerë prej 50 mijë denarë në vit, ndërsa ka lajmëruar edhe vlerë prej 200 mijë euro të kursyera si dhe 180 mijë euro kartelë kreditore.

Kandidati i VMRO-së është kryetari  aktual Koce Trajanovski. Edhe pse për Trajanovskin në uebfaqen e komisionit për ndalim të korupsionit, nuk qëndron se ai është aq i pasur sa Shilegov, ai ka më shumë eksperiencë dhe ka fituar sa herë që është kandiduar edhe për Komunën e Gazi Babës edhe për qytetin e Shkupit  falë mbështetjes që gëzon si tek maqedonasit ashtu edhe të një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve me të cilët ai mburet .Trajanovski në këto zgjedhje lokale do të luftojë për mandatin e tretë, më parë një mandat ishte kryetar komune në Gazi Babë, pas vetes ka edhe dy mandate si deputet në parlament.

Nga partitë shqiptare për Shkupin do garojnë, Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, Nafie Selmani nga Lëvizja BESA dhe Bekim Fazliu nga PDSH.