PRECEDENT JURIDIK I VENDOSUR

( Fati i Ligjit për gjuhët në variantin që kryetari i shtetit të refuzojë përfundimisht edhe pas leximit të tretë të mos e nënshkruaj dekretin për shpallje të ligjit )

…Historikisht pas pavarësimit në praktikën e deri tanishme kushtetuese-juridike thuaja se është VENDOSUR PRECEDENTI JURIDIK në rastet kur kryetari i shetit refuzon të dekretoj ligjin për shpallje duke shfrytëzuar të ashtuquajturën ,,VETO E XHEPIT,, që në fakt paraqet HESHTJE të institucionit President i shtetit dhe LIGJI QËNDRON NË SIRTARËT e presidencës, dhe si i tillë mbetet i pa shpallur dhe kuptohet i pa zbatueshëm.

JA RASTET E REFUZIMEVE TË DEKRETIMIT TË LIGJEVE ;

– Ish-prsidenti Kiro Gligorov për dy mandatet e tij këtë e ka shfrytëzuar 4 herë ;

– Ish-prsidenti Boris Trajkovski këtë e ka shfrytëzuar 6 herë. Është për tu theksuar se B. Trajkovski refuzoi Ligjin për deputetët në vitin 2003 me të cilën ajo përbërje kishte paraparë BENEFICIONE maramendëse, por edhe pse dispozita kushtetuese thotë se pas kthimit , rivërtetimin e ligjit nga ana e Kuvendit , kryetari është i detyruar ta nënshkruaj dekretin për shpallje , POR AI KËTË KURË NUK E NËNSHKROI , ligji si i tillë mbeti i pa shpallur dhe në sirtarët e presidencës ;

– Ish-presidenti Branko Crvenkovski këtë e ka shfrytëzuar rekord 10 herë. Ndër të tjera edhe në vitin 2008 Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin së paku 20% e qytetarëve të RM-së dhe në njësitë e Vetqeverisjes lokale. Por pas rivërtetimit të tekstit të ligjit të njëjtën e dekretoi . ;

– Çuditërisht prsidenti aktual Gjorgje IVANOV kët të drejtë për gadi dy mandate asnjëherë nuk e shfrytëzoi ,përveç se për këtë ligj të gjuhëve. Edhe pse me dëgjueshmërinë dhe poltronizmin e tij ndaj partisë ai dekretoi pa hezitim një mori ligjesh me përmbajtje kriminale, antikushtetuese dhe me cënime flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Pra fati i ligjit për gjuhët me këtë mendësi të presidentit Ivanov do të mbetet në sirtarët e presidencës, deri në ndonjë momentum tjetër të gjetjes së kompromisit.

Këto janë faktet për të cilat BDI dhe partitë tjera shqiptare nuk duhet këtë çështje ta etablojnë me pompozitet infantil, mbase jo që nuk i kanë të njohura këto çështje ,por tema në fjalë fatkeqësishtë plasohet si ,,ushqim,, mashtrues tek elektorati shqiptarë.

Pra çështja është se akoma KUSHTETUTA është GJENERATORË I KRIZAVE për arritjen e barazisë, gjithçka tjetër është lojë për të kaluar kohën !

( q. aliu )