Shkruan Mirlind Xhemaili

Kyçja eventuale e PDSH-së dhe Besës së Gashit në pushtet , mund të sjellë shumë dobi për shqiptarët e Maqedonisë. Kjo sepse shqiptarët do të jenë më të përfaqësuar si në ndarjen e kulaçit qeveritarë, poashtu dhe në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

Kjo situatë politike dhe kjo qeveri e brishtë me( 60-61-62-63) deputetë që përbëjnë shumicën është rast historik për shqiptarët dhe që është i domosdoshëm zgjerimi i koalicionit qeveritar me PDSH-në dhe Besën.

Kam shpresa që kyqja e këtyre dy subjkteve shqiptare do ti ndihmojë shumë që shqiptarët ta marrin hisen e vet e cila u takon , dhe poashtu qeveria do ta ketë më të lehtë që ta kryej punën që I takon sepse do të ketë një shumicë më të madhe. Ky rast ndoshta shqiptarëve të Maqedonisë nuk do t’u vijë ndonjëherë tjetër , që të kyçen edhe partitë opozitare në pushtet . Mirëpo e gjitha varet se këto dy subjekte si do shfrytëzojnë këtë rast që është tani. Këto dy subjekte politike kanë dy mundësi:

1) Të bëhen pjesë e qeverisë dhe t’i ndihmojnë procesit të përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve dhe poashtu ti ndihmojnë që në të vërtetë të fillojnë reformat në shtet ( arsim, gjykata, polici , administratë ) , që edhe shqiptarët I tangojnë . Në të njejtën kohë dhe të sjellin një ligj për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në tërë Republiken e Maqedonisë e jo avancim qesharak ( në polici gjuha shqipe mund të përdoret e nga ana tjetër në ushtri jo).

2) Të bëhen pjesë e qeverisë vetëm për poste Ministras , zv. Ministrash , sekretar shtetëror e drejtorë të ndryshëm , sic kanë bërë Bdi-ja e Ali Ahmetit një dekadë e gjysëm.

*Autori është student