Ledion Liço mori vendimin fatal, fansat e bëjnë të mendohet dy herë

Ledion Liço është një ndër prezantuesit më karizmatik të televizioneve shqiptare.

E kemi parë në formate shumë të suksesshme si “The Voice”, ku ka prezantuar për vite me radhë.

Tani më ai ishte pjesë e prezantim edhe e “The Voice Kids”, por duket se hoqi dorë nga prezantimi i këtij formati.

Vetë Ledioni, ka postuar para pak minutave në Instagram, një meme në të cilën shkruhet: “40% taksë të pagës mujore për Ledion Liçon, nëse vendos të largohet nga ekrani dhe të mos prezantojë më The Voice”.

Ndërkohë, edhe vet prezantuesi i njohur duket se e ka mirëpritur këtë meme, ndërsa ka shkruar: “Kur fansat dhe fanatikët e heinekensession të bëjnë të mendohesh dy herë përpara se të marrësh një vendim” shkruan class.

Le të shohim nëse vërtet kjo gjë do e motivojë Ledionin që të mendohet sërish për vendimin e marrë.

SHPËRNDAJE