Reperi Ledri Vula është një ndër artistët më të suksesshëm shqiptar.
Ai është shumë i kërkuar në mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.
Ledri është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, ndërsa i fundit titullohet “I vogël”, këngë të cilën e publikoi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kënga po pritet shumë mirë ndërsa sot, reperi ndau me ndjekësit lajmin se tashmë ka arritur një sukses të ri, pasi kënga ka kapur shifrën prej 1 milion klikimesh brenda dy ditësh.Përveç kësaj, Ledri sot ka arritur 1 milion ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, shifër të cilën nga këngëtarët e kanë arritur vetëm Noizy dhe Enca Haxhia.